Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka uruar zyrtarisht nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe Boris Johnson.
Në statusin e tij Meta shkruan se kjo ështqë një detyrë e rëndësishme, e megjithatë theson se gjithmonë Britania ka qënë një faktor stabilizues në Ballkan dhe në rajon.
Meta në Facebook:
Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.