Para pak minutash një zjarr ka rënë në kodrat e Yzberishtit dhe po përhapet akoma më shumë e favorizuar nga erërat. Siç raportojnë burime për Fax News, në vendngjarje nuk ka akoma asnjë zjarrfikës ndaj edhe banorët kanë ndërhyrë për të shuar flakët me mjete rrathanore.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Fax News një pjesë e mirë e kodrës është shkrumbuar.
Siç raportohet forcat e zjarrëfikësve janë vetëm pak, ndërsa banorët kanë arritur vetëm të shuajnë një pjesë të zjarrit, pjesa tjetër ende vijon të përhapet.
(J.D/Faxweb.al)