Para pak minutash dy vatra zjarri kanë kanë përfshirë qytetin e Vlorës. Siç raportojnë burime për Fax Neës, zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Bishti i Kalldremit” dhe në Kaninë.
Mësohet se brenda pak minutash në “Bishtin e Kalldremit” zjarri po përhapet me shpejtësi i ndihmuar nga era, ndërsa zjarrëfiksja ka mbërritur në vendin e zjarrit. Raportohet se deri më tani janë djegur vetëm ullishte, ndërsa frika është përhapur edhe banorët e zonës.
Në Kaninë siç raportojnë burime për Fax News zjarri ka rënë fillimisht në një tokë bujqësore dhe më pas ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullinj. Dyshohet se në të dyja rastet zjarrëvënia është e qëllimshme, pasi në shumë raste janë vetë banorët ata që e pastrojnë tokën përmes zjarrit, duke e kthyer në bujqësore.
(J.D/Faxweb.al)