Kanë dalë detaje të reja në lidhje me tentativën e përdhunimit të një 13-vjeçare në qytetin e Fierit.
Familjarët shprehen se rreth orës 21:00 të ditës së djeshme e ëma ka konstatuar se vajza nuk ishte në shtrat.
Ka dalë ta kërkojë dhe e ka gjetur tek një shtëpi e papërfunduar në anën tjetër të rrugës, sipas nënës, vajza ishte e lidhur dhe ishin tre djem aty që po të tentonin të kryenin marrëdhënie me të.
Sipas tyre një prej të rinjve e kishte ngacmuar edhe më herët vajzën e mitur, ndërsa familja ka vendosur që ta heqë nga shkolla 13-vjeçaren.
I arrestuari Orgest Dosti mësohet se ka folur shpesh me fb me këtë vajzen dhe e ëma e Orgestit e merrte ta ndihmonte për të mbjellë e vaditur lulet tek kopështi shtëpisë që po ndertohej, aty ku ndodhi ngjarja.
E ëma e 13 vjeçares thotë se vajza kishte dalë në atë ore për të shkuar tek xhaxhai për të parë televizor, gjë që e bënte gjithmonë.
Detajet e policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Redion Tereziu, 22 vjeç
2.Jorges Dosti, 24 vjeç
3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)