Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar krízë në ekonominë e shteteve më të mëdha në botë dhe ka ndikuar tek bizneset. Por disa sipërmarrës janë fuqizuar më shumë nga kjo situatë. Një prej tyre është pronari i Amazon, Jeff Bezos, shitjet dhe kërkesat e të cilit janë rritur pasi siguron shërbim online.
Deri më 14 prill u raportua se shtoi 25 miliardë dollarë në llogarinë e tij për shkak të blerjeve në internet. Të tjerë janë Eric Yuan, CEO i Zoom dhe Steve Ballmer, i cili zotëron Skype. Këto dy platforma kanë funksionuar për të bërë lidhje live online për shkak të pándemisë.
Pasuria e themeluesit të Zoom, Eric Yuan ka arritur në 7.4 miliardë dollarë gjatë ízolimit. Sipas Bloomberg, edhe të ardhurat e familjes së gjigantit Wal-Mart janë rritur me 5% këtë vit, duke e bërë familjen e tyre më të pasurën në botë.(A.M/Faxweb.al)