03:20 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E gjuajta se më ka q*** në b***”/ 41-vjeçari nga Tirana plagos kushëririn, akuzë se e ka përdhunuar

09:10 | 24/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E gjuajta se më ka q*** në b***”/ 41-vjeçari nga Tirana plagos kushëririn, akuzë se e ka përdhunuar

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë, në 3 dhjetor të vitit të kaluar, ku dy kushërinj u konfliktuan me njëri-tjetrin.

41-vjeçari me iniciale Sh.D., u akuzua se plagosi me thikë kushëririn e tij, V.D., 32-vjeç, pasi kishin konsumuar alkool.

Autori i ngjarjes e justifikoi aktin e tij, duke u shprehur se dyshonte se kushëriri e tij e ka përdhunuar në gjumë.

Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës që e disponon dhe gazeta “Shekulli”, thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, aty ku është gjetur dhe i plagosuri V. D..

Nga gjykimi i çështjes, rezultoi e provuar se, shtetasi V.D., më datë 03.12.2018, ka dalë nga banesa e tij dhe ka zbritur shkallët. Në sheshpushimin e shkallëve të katit të katërt ka parë që i pandehuri Sh. D., po pinte kafe. E ka përshëndetur dhe ka vijuar të zbresë shkallët.

Pas pak çastesh, ndërsa ishte në katin e tretë, ka ndjerë që Shpëtimi e ka goditur me mjet prerës pa thënë asnjë fjalë. Ka pasur disa goditje gjatë kohës që V., zbriste shkallët me vrap dhe në katin e parë të pallatit ai ka kuptuar që kishte rrjedhje gjaku në kokë dhe qafë. Gjatë kohës që ndodhte kjo dhe pas kësaj ka dëgjuar që Sh., bërtiste: “E gjuajta se më ka q… në b…”. Goditjet janë bërë në kokë dhe në pjesën e majtë të gjoksit, të cilat janë qepur më pas në spital.

Dëshmitë

Nga deklarimet e viktimës dhe të të pandehurit ka rezultuar se rreth dhjetë ditë më parë ata të dy dhe i quajturi E. D., kanë pirë një sasi të konsiderueshme birre dhe në vijim kanë fjetur në shtëpinë e viktimës. Pasi është pyetur në lidhje me këtë ngjarje, viktima V. D., ka deklaruar se Shpëtimi duhet të ketë qenë në depresion për shkak të kushteve të jetës dhe mohon që mes tyre të ketë pasur marrëdhënie seksuale. Ai nuk arrin të kuptojë se përse Sh., i qe fiksuar ky moment dhe se Shpëtimi duhet të jetë në ndonjë krizë nervore. Në vijim të hetimeve lidhur me këtë çështje është administruar një kopje e procesverbalit të seancës së masës së sigurimit i datës 05.12.2018, për të pandehurin Sh. D., nga ku rezulton se ka pohuar: “Kam qenë i pirë, kam fjetur në shtëpinë e V., ai nuk ka qenë i pirë. Më ka përdhunuar dhe unë kam shkuar në spital për kontroll dhe ata më thanë që jam përdhunuar. Ditën e ngjarjes kur unë i thashë pse e bëre atë punë, ai më tha: hajde ma bëj dhe ti dhe bëhemi njësoj. Prandaj e godita, por jo për ta vrarë.

I pandehuri

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Sh. D., pohoi që ka fjetur në shtëpinë e V., por nuk mban mend të ketë ndodhur gjë mes tyre. Dy ditë më vonë, ndërsa shkonte për nevoja vetjake në banjë, ka ndjerë dhimbje në zorrën e trashë dhe ka dyshuar që V., kishte abuzuar me të gjatë kohës që ai kishte qenë i pirë dhe në gjumë të thellë. V., nuk i ka kthyer përgjigje kur Sh., e ka pyetur. Ditën e ngjarjes, kur Sh., ndodhej në shkallë, V., po kalonte aty, dhe i ka thënë: “Pse nuk më flet o Sh.,, se unë të kam q*** në b*** kur ishim vetëm”. Për shkak të këtyre fjalëve, duke u ndjerë i fyer, Sh., ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe e ka qëlluar me të një herë në kraharor ndërsa në kokë nuk i ka gjuajtur, por mendon se do jetë vrarë kur është rrëzuar.

Pohon që e ka qëlluar pa menduar gjatë nga inati, jo me qëllimin për ta vrarë, por vetëm për ndëshkim. Më pas, ka hyrë në banesë ku e ka gjetur policia. I ripyetur sërish në prani të avokatit, i pandehuri Sh. D., pohon që V., e ka kushëri nga babai. Kanë pirë së bashku ai dhe E., më 29-30 nëntor 2018 dhe nuk mbanin mend asgjë. Janë futur për të fjetur në apartamentin e V., sepse të dy jetojnë të vetmuar. Kur është zgjuar të nesërmen, pantallonat i ka gjetur të zbërthyera, ka shkuar në apartamentin e tij dhe ka fjetur sërish. Por, të nesërmen ka ndjerë dhimbje në zorrën e trashë dhe ka nisur të dyshojë se mund të qe përdhunuar nga V., sepse atje kishte fjetur dhe nuk mbante mend gjë nga dehja e thellë. E ka pyetur V., dhe ai nuk i ka thënë gjë.

Ditën e ngjarjes, ndërsa V., po zbriste shkallët, i thotë: “Sh.,, pse nuk më flet?”. Sh., i kthehet: “Çfarë të flas me ty, ti je i pabesë!”. V., i është kthyer me fjalët “Unë jam i bëri dhe i tëri, po deshe bëje dhe ti dhe bëhemi barazim”. Sh., i kthehet: “Për pederast më merr ti mua?” dhe, me këto fjalë, merr një biçak që e kishte rastësisht në xhep dhe, në irritim e sipër, e godet V.,. Ndërsa e godiste, i thoshte: “Përse më ke q*** në b****, mor pederast?”. Pastaj, ka pritur policinë në derën e apartamentit të vet. Kjo histori mes tij dhe V., nuk njihej nga banorët e pallatit. Ai mohon që të ketë shkuar te mjeku për t’u ekzaminuar për problemet me zorrën e trashë, por pohon që vuan nga zorra e trashë, pa deklaruar konkretisht se nga çfarë.

Vendimi

Shtetasi me inicialet Sh. D., është hetuar në masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa akuza që rëndonte ndaj tij ishte “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, e mbetur në tentativë. Për këtë, ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, duke e dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim. “Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Sh. D., me 1 vit e 6 muaj burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e arrestimit të tij, më datë 03.12.2018. Dënimi të kryhet në një Institucion të Vuajtjes së Dënimit të sigurisë së zakonshme. Vendimi u shpall më 14 tetor 2019”, thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës.

Etiketa: dyshime per perdhunimplagos kusheririn
Pas

“Kanosje dhe dhunë për dhënie pasurie”, arrestohet tropojani i rrezikshëm në Tiranë

Para

“Gramoz Ruçi mos të fusë hundët në punët tona”, habit Korab Lita, del në mbështetje të Rudina Hajdarit

Para
Luftë për kryetar, Korab Lita zbulon dokumentin: Grupin e drejtoj unë jo Hajdari

“Gramoz Ruçi mos të fusë hundët në punët tona”, habit Korab Lita, del në mbështetje të Rudina Hajdarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.