Pamjet e mëposhtme i prkasin njërit prej 4 aksidenteve me pasoja tragjike që kanë përgjakur rrugët e Shqipërisë këtë të hënë. Bëhet fjalë për ngjarjen e pasdites së sotme në Fier ku një ambùlancë që po transportonte një pacíent ka dalë nga rruga e për pasojë ka ndërruar jetë një 62-vjeçar dhe ka mbetur i plágosur drejtuesi i mjetit.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi Medi Marku, 62 vjeç, dhe është démtuar drejtuesi i ambùlancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spítalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve dhe pam,jet i përkasin nxjerrjes së trupit nga mjeti.
Po pasditen e sotme një 66-vjeçar ka përplasur për vdekje me mjetin e tij tip furgon një të mitur 8-vjeçar. I mituri ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin e përplasjes. Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e furgonit, shtetasin me iniciale Q.N, dhe e ka shoqëruar menjëherë në Komisariat.
Në Bulqizë një 30 vjeçar i cili po udhëtonte nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës është pèrplasur me një shtyllë ndriçimi. Gòditja ka qenë aq e fortë sa shembi shtyllën, ndërsa mjeti motorrik është bërë copë copë.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se 30 vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është pèrplasur me asfaltin. Ai u dërgua menjëherë nga kalimtarë të rastit në spítalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rèndë me helikopter në spítalin e Traumës në Tiranë.
Në Fushë Krujë, shtetasja me iniciale N.G, 33-vjeçe ka pèrplasur për vdèkje një 73-vjeçar i cili ishte duke ecur me biçikletë. Sipas njoftimit zyrtar të pòlicisë, drejtuesja e automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme.
Paraditen e sotme mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)