Humb jetën papritur gazetari Rrok Berisha.
Ish-gazetari dhe publicisti Rrok Berisha, personi aq fort i përfolur si njeriu për të cilin është bërë thirrje për ta vrarë në 99-tën, ka ndërruar jetë të mërkurën.
Kështu njoftoi djali i tij Ylber Berisha, duke postuar një fotografi me babain me mbishkrim:
‘Pushofsh ne paqe heroi im, babai im i shtrenjtë të dua përgjithmonë do të mungosh gjithë jetën deri sa te takohemi në parajsë’, ka shkruar ai.
Ndryshe, ditë më parë, Shefqet Kabashi, ka pohuar se i është dhënë urdhër nga pjesëtarë të UÇK-së, për ta vrarë Rrok Berishën. Por, të cilin urdhër, Kabashi, kishte hezituar që ta zbatonte.