Modelja e njohur Uanda Nara ka rrëfyer pjesë “sekrete” nga jeta e saj. Ajo është vënë në qendër të vëmendjes që pas lidhjes me futbollistin Muaro Icardi dhe njerëzit kanë shumë kuriozitet për jetën e saj. Në një intervistë për emisionin “Le Iene”, ajo iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve, përfshirë edhe ato për seksin dhe virgjërinë.
Uanda ka pranuar se e ka humbur virgjërinë në moshën 15-vjeçare, ndërsa ka shtuar se të gjithë partnerët e saj nuk kanë pasur probleme apo pakënaqësi me të në shtrat.
“Virgjërinë e humba kur isha 15 vjeç. Askush nuk ka pasur pakënaqësi me mua në krevat, megjithëse kam pasur vetëm 3-4 partnerë në shtrat”, është përgjigur Uanda.
Format e saj bombastike janë shumë të komentuara, kështu që nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për operacionet plastike. Modelja ka pranuar një operacion vetëm në gjoks.
“Vetëm gjoksin kur isha e re, sepse kisha shumë vithe dhe doja t’i kisha të ekuilibruara pak”, ka rrëfyer Uanda Nara.