22:45 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E humbe një mijë lekëshin, Pllaton Nishani, e humbe. Zbrit tani nga… presidenca!”

19:38 | 23/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Populli namusqar braktisi nënën, dashnoren dhe përqafoi kriminelin, vrasësin”

Gazetari Agim Xhafka nuk i ka rezistuar dot gjithashtu komentimit e situatës në të cilën gjendet së fundmi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, pas dekretimit të Xhafajt dhe replikave të ashpra me Zhitin.

Për të përshkruar të gjithë këtë situatë në të cilën Kreu i Lartë i Shtetit gjendet, gazetari sjell për analogji një anekdodë, personazhi i së cilës sipas tij ka shërbyer për personazhin e Pllatonit tek filmi “Përballimi”.

Përballë Pllatonit që bënte ç’i thoshin, por e atëherë kur bëri ç’mendonte e katranosi, Agim Xhafka vë Nishanin, për të cilin shprehet se “i erdhi goja keq”. Ndaj i kërkon të lerë Presidencën.

Shkrimi i gazetarit Agim Xhafka:

PLLATONI DHE NISHANI.

Tek filmi “Perballimi” u kujtohet Pllatoni,ai personazhi që bënte arkivole. Në fakt ka qënë person real. Quhej Taqo Babuci dhe jetonte në Korcë. Por ishte njeri që fuste hundët kudo,ose e bënin autor dhe për gjëra që ai as i kishte thënë e as i kishte menduar. Ndaj një ditë i propozuan të hypte në çati të kishës e te rrinte një orë pa folur. Do e shpërblenin me një mijë lekë të atëhershme që i bije afër 100 euro sot. Pllatoni pranoi menjëherë. Hypi lart e shokët lajmëruan nënën e tij se i biri ndodhej majë kishës e për dënim zoti ia mori gojën.
Shkoi e ngrata. I lutej të zbriste,i përgjërohej të fliste,qante e kërkonte falje prej zotit. Por ai nuk tundej,veç me dorë jepte shenja që ajo të largohej. Pas pak,nëna e pandehu si dënim të zotit e ia nisi kujes.Po e qante të birin sikur i kishte vdekur.
Më tej Pllatoni nuk duroi dhe bërtiti:
-Po më more një mijë lekëshin, moj e uruar!
Kështu ndodhi dhe me presidentin Nishani. E lanë të heshtë kaq vjet dhe kur po mendohej se mund të kthehej fuqishëm në PD ose mbase mund të ripropozohej,i erdhi goja keq. Një herë që tha se Xhafaj është xhelat,por e firmosa për ministër dhe një herë kur me fjalë rruge e bëri Zhitin spiun të sigurimit.
E humbe një mijë lekëshin,Pllaton Nishani,e humbe. Zbrit tani nga… presidenca!

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: agim xhafkaanekdodeBujar NishaniPresidenca
Pas

De Biasi për sfidën e nesërme të Kombëtares Shqiptare: Nëse e mundim Italinë, më i lumturi

Para

Goxhaj: Ju tregojmë kush influencohet në Shqipëri nga influenca ruse

Para
“Si gënjen Veliaj, cila është kompania e tij që ka gjithë kioskat që pushtuan Tiranën” (DOKUMENTET)

Goxhaj: Ju tregojmë kush influencohet në Shqipëri nga influenca ruse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.