Vijojnë të jenë të nxehta debatet për vrasjen e Kosntantinos Katsifas nga ana e forcave RENEA në Bularat të Gjirokastrës në datën 28 Tetor.
‘’E imagjinoni sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov, të ngrejë flamurin turk dhe të qëllojë Policinë?! Çfarë do të thonit?!”
Ky ka qënë argumenti i fortë që ka përdorur deputeti grek Nikos Filis në një intervistë për TV Creta, i pyetur për vrasjen e minoritarit Konstandin Kaçifa nga forcat RENEA.
“Është jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri! Janë toka shqiptare, dominon popullsia shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se është larguar. Por kjo është histori tjetër“, ka theksuar ai në interviastën e dhënë.
“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek! E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë?! Çfarë do të thonit?!”, arsyetoi deputeti i SYRIZA-s, Nikos Filis.
Trupi i Katsifas ka mbërritur sot në Gjirokastrë, ndërsa ceremonia e varrimit të tij do të kryhet nesër rreth orës 11:00.
(E.K/FAXWEB.AL)