24-vjeçarja Xheni Kaba, e cila është në gjendje të rëndë nga Covid-19 është nisur drejt Turqisë, për shkak se gjendja e saj ishte përkeqësuar.
E reja ndodhej e shtruar në spitalin Infektiv, ku mjekët ndërhynë për të sjellë në jetë foshnjën e saj, pasi u infektua në ditët e fundit te shtatzënisë.
Fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por vetë nëna e saj Xheni Kaba, ndodhej në intubim dhe shëndeti i saj po përkeqësohet.
Familja e saj ka apeluar për ndihmë pasi iu nevojiten 40.000 euro që 24-vjeçarja të kurohet në Turqi.
Njoftimi i familjes Kaba:
Xheni Kaba, 24 vjec, rezultoi pozitive me COVID-19 ne fundin e muajit Gusht. Gjendja u perkeqsua duke perfunduar ne shtrimin e familjares sone ne Spitalin Infektiv. Ajo priste gjithashtu nje femije ndaj mjeket moren vendimin per te kryer nje lindje te parakohshme.
Bashke me gezimin se foshnja ishte shendoshe e mire ndanim dhe trishtimin se gjendja e Xhenit vijonte te perkeqsohej. Ajo ndodhet tashme ne intubim ne nje gjendje teper te rende qe kerkon nje trajtim me te mire ne Turqi. Kerkohet nje vlere rreth 40,000 € por do te ishim mirenjohes per kedo qe mundet te na ndihmoj me cfaredolloj shume parash qe ka mundesi.
Emertimi i llogarise: Dafina Kaba
Emri i bankes: BKT
IBAN: AL1420511258774772CLIDCLALLA
Sëift Kodi: NCBAALTX