Harta e të prekurve nga COVID 19 është zgjeruar sot dhe me një qytet, Shkodrën e cila deri më tani rezultonte e ‘pastër’.
Burime për FaxWeb.al bëjnë me dije se dyshohet se e prekur nga koronavirusi është një femër, mosha e së cilës ende nuk bëhet e ditur. Sipas po këtyre burimeve, ajo ka qenë së paku prej 3 javësh në kryeqytet ne familjen e vajzes së saj ku dhe mendohet të jetë infektuar, ndërsa mësohet se ajo ka pasur kontakte me personat e afërt të saj.
Sot sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të prekurve ka arritur në 104, duke u rritur me 15 raste të reja brenda 24 orëve.
Deri më tani nga koronavirusi në Shipëri kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv në QSUT.