12:59 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E ka krijuar, ama Zuckerberg pranon defektet e ”Facebook-ut”

09:41 | 05/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E ka krijuar, ama Zuckerberg pranon defektet e ”Facebook-ut”

Edhe pse e ka krijuar vetë Mark Zuckerberg e pranon se Facebook-u ka probleme, ndreqjen e të cilave, siç thotë, e ka kthyer në sfidën e vet personale të vitit 2018.

Përmes një postimi në rrjetin social, 33-vjeçari rrëfeu se kërkon që viti i porsahyrë të ndihmojë në përmirësimin e platformës së shtrirë në mbarë botën.

Facebook-u, u shpreh Zuckerberg, po bën shumë gabime në zbatimin e politikave të tij.

Vitin e kaluar, gjiganti i mediave sociale u përball me një rrebesh kritikash për qëndrimin e mbajtur lidhur me heqjen e përmbajtjeve abuzive dhe komenteve ekstreme si dhe me pyetje të shumta që rrethojnë rolin e tij në përhapjen e lajmeve të rreme.

Muajin e kaluar, ligjvënësi konservator britanik Damian Collins, kryetar i Komitetit Parlamentar të Kulturës, Medias dhe Sportit, e akuzoi Facebook-un se nuk po bën praktikisht asnjë përpjekje për të ndihmuar hetimet mbi “fake neës” dhe ndërhyrjen e supozuar ruse në politikën britanike.

Komiteti i Çështjeve të Jashtme e fshikulloi dhe ai nga ana tjetër, së bashku me Tëitter-in dhe Google-n, se po nxjerrin përfitime nga urrejtja që qarkullon në platformat e tyre.

Zuckerberg shpall për çdo vit, që prej vitit 2009, një sfidë personale. Ato të mëhershmet përfshijnë zotimin për të vizituar çdo shtet të Amerikës, për të mësuar gjuhën kineze e për të ndërtuar një sistem inteligjence artificiale për shtëpinë e tij.

Një prej çështjeve në të cilat premton të fokusohet më së shumti këtë radhë është mbrojtja e komunitetit nga abuzimet.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: mark zuckerbergtë vitit 2018
Pas

Kim Jong Un tërhiqet, nisin negociatat mes dy Koreve

Para

ZBULOHET LIDHJA, Arta Marku merr në punë ish-shefin e saj në Shkodër

Para
ZBULOHET LIDHJA, Arta Marku merr në punë ish-shefin e saj në Shkodër

ZBULOHET LIDHJA, Arta Marku merr në punë ish-shefin e saj në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.