Pas zbulimit të trupit të një vajze 17-vjeçare brenda një karroce pazari pranë një koshi plehrash në Primavalle, u arrestua bashkëmoshatari e viktimës.
17-vjeçari, me origjinë nga Sri Lanka, por i lindur në Romë, kishte gjak në këpucë kur u arrestua. I marrë në pyetje për shumë orë në Komisariatin e Policisë, ai u akuzua për vrasje. Vajza është sulmuar me thikë kuzhine, më pas i mituri ka tentuar të asgjësojë trupin.
I riu ka sulmuar vajzën, e cila ndodhej në banesën e tij, të paktën pesë-gjashtë herë me thikë. Viktima ka tentuar të mbrohet por goditjet e kanë plagosur në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas mediave italiane, ata kishin disa kohë në një lidhje.
Një dëshmitar raportoi se kishte parë 17-vjeçarin të dilte nga ndërtesa ku jetonte me karrocën që pikonte gjak.
“E ka masakruar, unë dua drejtësi”. Kështu tha nëna e Michelle, duke e mbuluar me ofendime adoleshentin e akuzuar.
“Ka peshk në çantë”, i ka thënë 17-vjeçari një fqinji i cili ka vënë re gjakun që dilte nga çanta. Megjithatë, fqinji nuk e ka besuar dhe ka qenë ai që ka lajmëruar policinë.