05:59 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E kallën shqiptarët!

14:18 | 31/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E kallën shqiptarët!

Nga Enton Abilekaj-Drejtor Ekzekutiv i Fax News

Cungje betoni të mbijetuara dhe shkëndija zjarri që përpëliten para se të shuhen e kanë bllokuar tashmë rrugën e shqiptarëve. Do ta quajnë barbari, do ta quajnë krim, por ajo ishte e vetmja mënyrë reagimi ndaj klonit që korrupsioni e ndërtoi për të përfituar nga patriotizmi.

Ata që u tallën në Parlament nga Edi Rama, aq të varfër sa nuk arrijnë të ngrihen, aq të pashpresë sa zgjedhin ikjen nga sytë këmbët në vend të protestës, e kallën monstrën me një protestë historike.

Nuk mundën dot as policët, as forcat speciale, ta ndalonin rrymën e zemërimit që u derdh mbi betonin më të turpshëm të Edi Ramës për ta shkallmuar. Tymi i zi arriti deri në Vlorë, ku zëdhënësi i oligarkisë po prodhonte shown që duhet të censuronte protestën.

Por as mediat e tij nuk mundën këtë herë t’u thonin shqiptarëve se trau i rrugës së Kombit nuk ka rënë, se xhamat e sporteleve nuk u thyen, se mali i betonit nuk u dogj. Show dështoi. Edi Rama u struk në makinë, u rrethua nga eskorta, anuloi takimet dhe kërcënoi nga Twitteri në emër të shtetit.

Nga sedilja Mercedesit 150 mijë euro, nuk mund ta kuptonte se varfëria e vrau frikën. Kështjella e betontë që ngriti në rrugën e Kombit ra se nuk u mbrojt as nga policët as nga FNSH. Edhe ata e dinë se nuk po mbronin shtetin, por kapjen e shtetit nga Edi Rama me miqtë.

Edhe ata, si të gjithë shqiptarët e panë të enjten në Parlament, Kryeministrin duke gënjyer për të shpëtuar ortakun e tij të vjetër. E dëgjuan të thotë se koncesionari ka filluar mirëmbajtjen, vetëm një ditë pasi vetë kompania e kishte pranuar që nuk e kishte filluar. E dëgjuan të thotë se duhen 200 milionë euro për autostradën Milot-Morinë dhe koncesionari do ta zgjidhte duke investuar 45 milionë euro në 4 vjet.

Nuk e dinte që shqiptarët paguanin taksë regjistrimi për makinat, ai që është zgjedhur dhe paguar për të administruar taksat. Nuk tha sa para janë investuar për rrugën që nga 2015 kur taksa e qarkullimit u bë 310 lekë për litër karburanti dhe janë mbledhur 120 milionë euro në vit.

Nuk shpjegoi pse i duhej tarifimi i rrugës kur taksimi i të ardhurave që vijnë prej saj mund të mjaftojë për mirëmbajtjen, pse nuk u zbatua praktika standarde e administrimit shtetëror të tarifës dhe mirëmbajtjes për matjen e fluksit dhe të të ardhurave, përpara se t’u jepej privatëve. Nuk mund ta sqaronte pse pas çdo koncesioni janë miqtë e tij dhe pse është gjithmonë ai direkt që investohet për të bërë avokatinë publike. A paguhet për marrëdhëniet me publikun apo është aksioner në bizneset që u jep?

Masat nuk dinë çfarë ndodh në të vërtetë, madje nuk e dinë as që nuk e dinë këtë. Sipas Noam Chomskyt për shkak të kësaj demagogët marrin fatet e vendeve në dorë. Kështu po ndodhte. Ndërsa ai qesëndiste ngritjen e shqiptarëve për Rrugën e Kombit, protesta dukej një tentativë e dështuar. Deri në mëngjesin e sotëm kur shqipatrët u bashkuan si kurrë më parë në një protestë të përbashkët.

Afera e korrupsionit që sfidonte tulatjen e një kombi, e shndërroi protestën në revoltën më domethënëse të shqiptarëve. Për herë të parë u bashkuan kundër diktatit që korrupsioni vendosi mbi jetën e tyre dhe e bënë shkrumb. Kjo fitore mund të jetë e përkohshme, por ishte prova e parë e përballjes së hajdutërisë me të prekurit prej saj dhe doli me sukses, është paralajmërimi që Edi Rama nuk mund të bëjë Luigjin XVI në shekullin XXI. Prandaj fitorja u ndie deri në Vlorë, prandaj Rama është më i trembur se kurrë dhe kërcënon në Twitter nga makina e rrethuar me esktortë, ndërsa trupi prej betoni i aferës së tij, dergjej i kallur në Rrugën e Kombit. Tymi nuk mund të mos ishte i zi.

Pas

Kukës/ Tërhiqen protestuesit duke liruar rrugën, hapet kalimi në të dyja anët

Para

Reagon i shqetësuar Ilir Meta: Të evitohet dhuna…

Para
Reagon i shqetësuar Ilir Meta: Të evitohet dhuna…

Reagon i shqetësuar Ilir Meta: Të evitohet dhuna…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.