Ermal Mamaqi në moshën 12-vjeçare shiste cigare në rrugë. Këtë e bën të ditur vetë Mamaqi, i cili mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të gazetarit Arjan Çani.
Humoristi tregon se këtë punë ai u detyrua ta bënte për të larë borxhet e familjes, pasi e ëma ishte pushuar nga puna.
“I kam thënë mamasë që ti nuk do punosh kurrë pastruese. Unë do lë shkollën e do të shkoj të shes”, tha Mamaqi.
Kështu në moshën 12 vjeçare, humoristi paraditeve vazhdonte shkollën ndërsa pasditeve punonte.
Mes të tjerave ai ka thënë se në 18 vite të jetës së tij ka fjetur në kuzhinë së bashku me vëllain.
Me këtë rrëfim, Mamaqi na provon se jeta mund të jetë e vëshirë, por po të punosh fort ia del.