Nuk është e zakonshme që të shohim Blendi Fevziun duke qarë, dhe ca më shumë ndërsa është në ekran. Mirëpo kjo ka ndodhur këtë herë, dhe arsyeja është krejt personale.
Teksa është publikuar promoja e emisionit së të shtunës me Arbana Osmanin, Fevziu shkëputet teksa thotë vetëm një fjali: Unë e kam nisur jetën krejtësisht i vetëm që 12 vjeç.
Nëse do të tregojë më shumë rreth jetës së tij, gazetari shumë i dashur në publik, këtë do të na duhet të presim.
Ai ka preferuar që në shumicën e rasteve familjen dhe të shkuarën e tij ta mbaj larg vëmendjes së publikut, po mesa duketr fshehjes i ka ardhur fundi. Fevziu ka ndërtuar një familje mjaft të shëndetshme, me Inesin dhe dy vajzat e tyre, njëra prej të cilave është bërë tashmë një zonjushë e vërtetë.
(E.K/FAXWEB)