00:04 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”E kam njohur gruan nga një valixhe”, si rrallëherë aktori i ”Portokallisë” rrëfen jetën familjare

20:18 | 09/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
”E kam njohur gruan nga një valixhe”, si rrallëherë aktori i ”Portokallisë” rrëfen jetën familjare

Aktori i njohur i humorit Gent Hazizi, rrallëherë në studio televizive flet për jetën private dhe për familjen. Prej më shumë se një viti, ai është bërë baba i një vajze, për herë të tretë, pas dy djemve të cilët tani janë rritur dhe kanë filluar të zbulojnë një nga një edhe tipare të karakterit të aktorit, jo vetëm të pamjes fizike. 

I ftuar pasditen e sotme në studion e “Rudina” në Tv Klan së bashku me bashkëshorten dhe djalin e dytë, Enea, Genti ka treguar më shumë për familjen duke e nisur nga historia e dashurisë, e cila ishte e parathënë të ishte përgjithmonë.  Eltona Toromani, bashkëshortja e Gentit, me profesion ekonomiste, prezantohet për herë të parë me publikun.

Edhe pse profili i Gentit është i kodogjendur për shkak të profesionit, ajo ka ditur ta ruajë profilin e saj, edhe sepse ka zgjedhur t’i përkushtohet profesionit si ekonomiste. Së bashku edhe me shoqe të tjera, Eltona është edhe një prej mikeshave të ngushta të Rudinës, me të cilën ka mbaruar studimet e larta. 

Por si erdhi Genti në jetën e Eltonës?

“Nga një valixhe”, – tregon vetë aktori pas kësaj pyetjeje dhe nis të tregojë historinë interesante të njohjes me njeriun e jetës: “Eltonën e kam njohur nga një valixhe. Isha në Romë në shkollë dhe Anbeta Toromani, shoqja ime dhe motra e Eltonës, në atë kohë kishte filluar te Amici, dhe para se të kthehesha në Shqipëri, më la porosi t’i jepja një valixhe Eltonës. U dëgjuam në telefon, u takuam dhe pastaj filluam të frekuentoheshim. E kisha parë vetëm një herë kalimthi në Bllok, por vetëm aq. Pas një kafeje, pimë edhe një tjetër, pastaj edhe një tjetër…” – tregon Genti duke rrëfyer më tej se qysh në fillim e dinte, madje edhe ia kishte thënë muajt e parë Eltonës “je nëna e fëmijëve të mi.”

Nga ana tjetër, Eltona vetë tregon se jeta me një aktor është sa e bukur, aq edhe e vështirë. Si nënë e tre fëmijëve, asaj i duhet të jetë gjithmonë pranë tyre, madje shpeshherë të bëjë edhe “turnin e tretë” në shtëpi duke zëvendësuar mungesën e Gentit: “Jeta me një aktor është e lehtë dhe e vështirë në të njëjtën kohë. Sepse unë detyrohen të bëj edhe turnin e tretë ndonjëherë. Kam qenë më tepër e rezervuar si natyrë, por Genti i merr gjërat më lehtë, me më shumë sportivitet, ndaj është bukur me të, sepse nuk mërzitesh kurrë…”

Pas martesës, erdhi në jetë fëmija i parë, Tomi, pak vite pas tij edhe Enea dhe në vitin 2015, erdhi në jetë Tania. Por nuk ishte rastësi, edhe pse Eltona tregon se deri në javën e 20-të të shtatzënisë, ata e dinin se në jetë do të vinte sërish një djalë: “I kishim gjetur edhe emrin…” – tregon ajo, kur vetëm në ekografinë e fundit, mjeku u tha se në fakt fëmija që do të vinte në jetë ishte vajzë.

Dhe për Gentin, edhe kjo ishte e parathënë. Ai jo vetëm e dinte, por në ditarin e tij me poezi, njërën ia kishte kushtuar edhe Tanias, madje i kishte vendosur edhe emrin 12 vjet para se ajo të vinte në jetë. Pas disa vargjeve që lexon nga poezia, Genti tregon edhe datën kur ia kushtoi së bijës “Bija ime që ende s’ke lindur” – Romë 25.1.2003.

Nga këto detaje që zbulon ai dhe Eltona, është e thjeshtë të kuptohet se Genti është natyrë romantike, vetëm se Eltona tregon se nga lulet ka hequr dorë: “Është romantik, por lule nuk më blen më. Para disa vitesh (pasi ka marrë lejë në bashki), Genti ka mbjellë një bli, në lulishten afër shtëpisë. Pas saj më tha se me pemën i lau të gjitha. Poshtë pemës është edhe një stol në të cilin ulemi gjithmonë edhe me fëmijët…”/Revista Class

Etiketa: familjagent hazizirrefimi
Pas

BE reagon për situatën në Maqedoni: Ivanov të respektojë rezultatin zgjedhor dhe Kushtetutën!

Para

Mijëra euro për spotet që poston në Facebook kryetari, shpenzimet paguhen nga Kuvendi

Para
Mijëra euro për spotet që poston në Facebook kryetari, shpenzimet paguhen nga Kuvendi

Mijëra euro për spotet që poston në Facebook kryetari, shpenzimet paguhen nga Kuvendi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.