Bamir Topi tha në emisionin “Aktualitet” në TV Fax News se nëse Rama dhe Basha ulen për pazare, është lajm i keq.
Gjhashtu, Topi shprehet se Rama nuk luftohet me biseda në studio. Ish- Presidenti thekson se ka parë një kryeminsitër të rrënuar para studentëve.
Topi thekson se studentët e detyruan Ramës të jepte deklarata të interesante nëpër emisione.
“Nëse ulen për pazare, është lajm jashtëzakonisht i keq. Unë e shoh që Rama nuk luftohet me biseda në studio.
Kur e kam parë unë Ramën të rrezikuar? E kam parë Ramën si kryeministër të rrëzuar para studentëve. Studentët e detyruan të jepte deklarata interesante nëpër emisione dhe e mposhtën“
(K.H/Faxweb.al)
Discussion about this post