17:38 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E kanë refuzuar tre herë, pse këmbëngul Edi Rama që të çojë në Strasburg ish-gjyqtarin e Kushtetueses?!

15:13 | 24/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama s’kthehet pas, rikandidon sërish Sokol Berberin për në Strasburg

Ditën e sotme në media janë publikuar emrat e tre kandidatëve që Shqipëria ka propozuar për vendin vakant në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Një prej emrave nuk është i panjohur, është ai i Sokol Berberit, i cili është propozuar dhe tre herë të tjera më herët nga ana e qeverisë shqiptare për këtë pozicion. Për t’u theksuar është dhe lidhja e tij familjare me qeverinë Rama, pasi Berberi është kunati i ministrit Xhafaj.

Nuk dihet se pse qeveria e Ramës këmbëngul te ky emër pavarësisht refuzimit tre herë më herët për të, duke u nisur nga vendimi i fillimit të 2017-tës.

Berberi ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese (prill 2007 – shtator 2016), mbajtës i titullit “Doktor”, profesor në disa disiplina të së drejtës, kontribuues në përafrimin e legjislacionit shqiptar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut etj.

Një nga kriteret që kandidatët duhet të plotësojnë është ai i Vetingut, që asnjë nga tre propozimet nuk e ka kaluar procesin derimë tani.

Nga ana tjetër në një nga vendimet e dhëna më herët për Berberin, ku refuzohej emri i tij thuhej: Jo të gjithë kandidatët janë mjaftueshëm të mirëkualifikuar, komiteti rekomandon që lista të refuzohet nga asambleja dhe qeveria shqiptare të paraqesë një listë të re kandidatësh.

Dy emrat e tjerë të propozuar janë:

Darian Pavli – jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.

Marjana Semini – juriste me përvojë të spikatur në fushën e së drejtës; mbajtëse e titullit “Profesor i asociuar”, profesore e brendshme në Shkollën e Magjistraturës për 20 vjet dhe drejtore e saj (2009-2013), eksperte e lartë e Komisionit të Reformës Ligjore, si dhe e organizatave të huaja (USAID, BB, UNESCO, BERZH etj.), specializime për të drejtat e njeriut, autore dhe bashkautore e disa botimeve.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Turqia i ofron ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve, Kotzias e ‘refuzon’

Para

Breshëri ‘masakron’ të mbjellat në Elbasan, dëme të pallogaritshme për fermerët (Foto)

Para
Breshëri ‘masakron’ të mbjellat në Elbasan, dëme të pallogaritshme për fermerët (Foto)

Breshëri ‘masakron’ të mbjellat në Elbasan, dëme të pallogaritshme për fermerët (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Si i përcakton SHBA organizatat e huaja terroriste? Ambasada Amerikane në Tiranë tregon rëndësinë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare

Ushtria izraelite bombardon televizionin shtetëror iranian në Teheran

Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

Athinë/ Helikopteri me turistë bie në det, shpëtojnë të gjithë personat në bord (VIDEO)

Irani u kërkon vendeve arabe të ndërmjetësojnë te Trump për armëpushim të menjëhershëm

Izraeli rifillon sulmet ajrore në pjesët lindore dhe perëndimore të Teheranit

Miratohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave

Zegjineja nuk ja kursen Bardhit: Më kanë ardhur fjalë nga PD që baba bufi do të të kërkojë dorëheqjen

Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

IDF paralajmëroi banorët në gjuhën perse/ Pse Izraeli kërkon të bombardojë Distriktin 3 të Teheranit ku jetojnë 1 mln banorë?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.