Ishte një ngangjarjet më të komentuara ditën e fundit kjo edhe për shkak se shënonte një precedent të padëgjuar jo vetëm në politikën shqiptare, por në asnjë histori të sistemeve demokratike në botë, tubimi në shesh i presidentit të Republikës ndjekur nga qinra mijëra njerëz thirrjet e shumta të të cilëve ishin “shpërndaj parlamentin”.
Gjatë fjalimit të tij Meta nënshkri dekretin për kthimin mbrapsht të ligjit për ndryshimet në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, që i hiqnin kreut të shtetit kompetencën për betimin e gjyqtarëve, dhe nëse nuk do të kishte reflektim sipas tij nga mazhoranca deri më 15 Mars kur edhe është parashikuar të mbyllet reforma zgjedhore, do të shpërndajë parlamentin, duke theksuar se këtë nuk do ta bënte në shesh por në mes të sallës së Kuvendit.
Në tubimin e thirrur nga Meta morën pjesë personalitete të ndryshme të artit, kulturës, sportit, politikës si edhe një numër i madh të rinjsh të cilët iu bashkuan thirrjes për mbrojtjen e Kushtetutës.
Në këtë tubim të rinjtë u panë me pankarta në duar dhe nërën një prej tyre shkruhej se nuk donin të bëheshin emigrantë.
Por mes shumë mesazheve që kishin shqiptarët njëra po bën xhiron e rrjetit. Në këtë banderolë shkruhej: “E ke dhi krejt. Nëse bie Kushtetuta, kemi Kanun”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post