12:33 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘’E ke numrin e zyrës sime’’, kush janë negociatorët e Ramës dhe Bashës që u përmendën sot

12:37 | 14/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lulzim Basha gati për dialog me Edi Ramën, por me një kusht

Dialogu mes mazhorancës dhe opozitës prej ditësh është lënë në tryeza. Rama nga konferenca në kryeministri dhe Basha nga protesta e opozitës të dy flasin për negociatorë.

Rama është shprehur për një komunikim më direkt, ballë për ballë ndërsa Basha kërkon që të flasin më parë negociatorët.

Po nga ajo që e kemi përmendur edhe pak ditë më parë, negociatori i opozitës është Oerd Bylykbashi ndërsa Rama edhe pse jo publikisht ia ka besuar dialogun në distancë Ëngjëlll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë.

‘’Nëse ke frikë nga unë unë them përcakto ti çdo modalitet, cakto njerëz të tjerë, vendin ku të duash. Na lajmëro dhe njerëzit tanë do të jenë aty.

Po mos na vono, mua nuk më intereson fare fati yt politik dhe as fati i Partisë Demokratike. Ty dhe mua, socialistët dhe demokratët duhet të shqetësohen që zgjedheve t’iu sigurohet vota. Duhet të na interesojë së pari shqiptarët, liria e popullit. Zyra jote e ka numrin e zyrës sime, harroje të ma marrësh peng popullin. Zgjedhjet nuk mund të mi ndalësh dot kurrë dhe as këtë qeveri nuk do ta rrëzosh dot përveçse me votën e lirë të shqiptarëve’’, deklaronte fillimisht Rama.

Ndërsa Basha flakë për flakë nga çadra u përgjigje se para disa ditësh në tavolinën e dialogut ka qenë dhe qeveria teknike që më pas Rama është tërhequr.

E bardha nuk behët sot e zezë, kjo bëhen 5  ditë të bëhet ftesa për dialog dhe të diskutuar për qeveri teknike.  Re dakort për qeveri taknike se ti je mësuar me pushtet në tavolinë. Ta solli në 2013 , në 2015 , ne nuk duam pushtet në tavolinë, ne duam dhe jemi të vendosur me votë dhe ta kenë këtë qytetarët shqiptarë. Dhe do ta kenë pa diskutim dhe harroje se do t’ua mohosh më.”, u shpreh Basha. Ndaj ti thirri mendjes mos i ço në humnerë socialistët, atëherë je ti që do ta çosh PPSH-në e lidhur me krimin drejt asgjësimit të plotë me vërshimin popullor.

Ne nuk kemi asgjë kundrë vëllezërve dhe motrave tona që kanë bindje të majta, të kesh bindje të ndryshme është vlerë që PD lufton ditë përditë po ne nuk mund të lejojmë kurrë që vendin ta qeverisin një grusht kriminelësh që kanë lidhje vetëm me karrigen tënde dhe pasurinë tënde Edi Rama! Prandaj lëri briçkullat, zgjidhe vetë vendin dhe orën, po nuk do vij unë të bëj fotografi dhe monologje shterpre me zotërinë tënde se nuk më ka marrë malli të të takoj. Nëse do dialog, cakto negociatorin! Nëqoftese ta mban të ndahesh nga krimi, numrin e negociatorit tim e ke ti!”, u shpreh Basha. (E.K/SHUPLAKA)

Oerd Bylykbashi dhe Engjell Agaçi

 

 

Etiketa: lulzim bashanegociatoretoerd bylykbashi
Pas

Almeda Abazi e pranon: Po, e kam bërë operacinin sepse nuk ndihesha mirë

Para

Trafikimi drogës, Llalla takim urgjent në Prokurorinë e Durrësit

Para
Llalla: T’u hiqet mandati kryetarëve të bashkive të Tepelenës e Poliçanit ( KËRKESË KQZ-së)

Trafikimi drogës, Llalla takim urgjent në Prokurorinë e Durrësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.