Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur për gazetarët nga selia blu ku është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe aleatët e tjerë opozitarë.
Ajo tha se vendimi për negociatat nuk është më vetëm një axhendë politike, ndërsa prioritet i opozitës sipas saj është plotësimi i kushteve të Bundestagut gjerman.
“Nuk është më vetëm një axhendë politike. Vendim më dëshpërues dhe zhgënyes së ç’ka qenë javën e kaluar. Na motivon një tryezë e frontit opozitar duke pasur parasysh 9 kushtet e Bundestagut që është më primarja. Shkaktari është Edi Rama dhe duhet vendosur përballë përgjegjësisë siç e vendosi në fakt Europa. Maqedonia e Veriut u ndëshkua për shkak të Shqipërisë”.
Kryemadhi tha gjithashtu se opozita e ka bërë hapin eparë duke i shtrirë dorën mazhorancës për Reformën Zgjedhore ndërsa shtoi se kushtet që sipas saj janë parashtruar nga BE për negociatat ku njëri prej tyre është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare.
“Ajo që është e rëndësishme, ne e kemi bërë hapin e parë të shtrirjes së dorës ku kemi ofruar bashkëpunim për Reformën Zgjedhore pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme. Ne po bëjmë detyrën për të kthyer besimin dhe shpresën tek njerëzit. Ne mendojmë se jemi shumë të qartë se e ardhmja e Shqipërisë është BE dhe partnerët tanë janë BE dhe SHBA. Ata që e cënojnë këtë janë pa të ardhme. Rama luajti me ëndërrat e shqiptarëve për shkak të karriges së tij. Ka një dritë jeshile, ajo që BE e ka lënë si një kusht është Reforma Zgjedhore, ilegjitimitetin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare sa më shpejt”, tha Kryemadhi.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/3089086294451388/
(F.GJ/FAXWEB.AL)