18:46 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“E kemi futur Shqipërinë për sa i përket futbollit në BE”, Moisi Dalipi: Sporti i bashkon, fisnikëron njerëzit

17:17 | 18/11/2023
në Flash, Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E kemi futur Shqipërinë për sa i përket futbollit në BE”, Moisi Dalipi: Sporti i bashkon, fisnikëron njerëzit

I ftuar në studion e Fax News këtë pasdite ishte gazetari i njohur sportiv dhe “Mjeshtri i Madh”, Moisi Dalipi. Për Albi Rakip, ai foli për suksesin e kombëtares shqiptare, që me barazimin e marrë dje në Moldavi siguroi një biletë për Euro 2024.

Dalipi u shpreh se e përjetoi me emocion suksesin e djeshëm. Sipas tij është fryt i një pune disa-vjeçare, falë trajnerit, lojtarëve dhe stafit të Federatës.

Moisi Dalipi: E përjetova me emocion. Fryt i një pune disavjeçare, punë këmbëngulëse e trajnerit Sylvinho, lojtarëve, stafit të Federatës, të cilët mundësuan që Shqipëria të jetë për herë të dytë pjesë e një eventi të tillë. Tashmë ekipi ynë përfaqësues e ka futur Shqipërinë përsa i përket futbollit në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër u shpreh se mbrëmë kombëtarja u fut për të fituar, por Moldavia është një skuadër e fortë. Ekipi ynë e nënvlerësoi disi, megjithatë nuk ishte atmosfera si në ndeshjet e “Air Albania”.

Moisi Dalipi: Sporti i bashkon njerëzit, i fisnikëron. Skuadra u fut për të fituar. Moldavia brenda ka rrahur edhe polakët. Një skuadër e formatuar me futbollist me moshë të re. Vendi i vogël por luajtën një futboll shumë të madh. Ekipi ynë e nënvlerësoi diçka, megjithatë ishim në fushë të huaj. Nuk është si ambjenti në “Air Albania”. Impenjimi maksimal, por në disa momente la për të dëshiruar.

Nuk është pak ky sukses, shprehet Dalipi dhe vlerësoi gjithashtu edhe lojtarin Seferi, që në fillim shumë kritikë nuk besuan në të, por tani po e justifikon vendin e formacionit.

Moisi Dalipi: Nuk është pak, është sukses i merituar. Neve i patëm rastet për gol, goditëm traversën me Seferin. Kundërshtari ishte i motivuar. Dhanë shpirtin në fushën e lojës.

Ishte momenti i dëshiruar. Seferi një futbollist, të cilin Sylvinho e aktivizon nga fillimi, di të kthehet prapa në mbrojtje.

Pas

Erdogan: Turqia synon rindërtimin e Gazës nëse arrihet armëpushim

Para

“Sylvinho po e çon ekipin drejt suksesit”, Dalipi: Është shumë punëtor, shumë njerëzor! I ka lojtarët si bashkëpunëtor

Para
“Sylvinho po e çon ekipin drejt suksesit”, Dalipi: Është shumë punëtor, shumë njerëzor! I ka lojtarët si bashkëpunëtor

"Sylvinho po e çon ekipin drejt suksesit", Dalipi: Është shumë punëtor, shumë njerëzor! I ka lojtarët si bashkëpunëtor

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.