21:47 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“E kemi kapur në flagrancë”, Berisha: Vëzhguesit ndërkombëtarë janë kërcënuar nga Rama

15:03 | 11/06/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E kemi kapur në flagrancë”, Berisha: Vëzhguesit ndërkombëtarë janë kërcënuar nga Rama

Vëzhguesit ndërkombëtarë për 11 majin janë kërcënuar nga Edi Rama. Këtë deklaroi Sali Berisha në një konferencë për mediat, teksa vijoi denoncimet e tij për atë që quan farsë zgjedhore.

“Ne e kemi kapur në flagrancë Edi Ramën me krime monstruoze elektorale dhe bandën e tij që udhëheq. Ai po bën presione të jashtëzakonshme, janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë këtu, që nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër. Janë kërcënuar egërsisht, vetë Edi Rama dhe ministri i tij, Igli Hasani”, tha Berisha.

Nga selia blu, lideri i opozitës publikoi këtë të mërkurë një tjetër video që sipas tij fakton se zgjedhjet në 11 maj ishin farsë. Këtë herë para medias shfaqi dëshminë e dy të moshuarve që pretendojnë se një punonjës i postës u kishte marrë letërnjoftimet me arsyetimin se do u sillte pensionin në banesë, por i kishte privuar nga e drejta e votës.

Pavarësisht zërave për një krisje mes tyre, Berisha mori në mbrojtje edhe aleatin e tij Ilir Meta, ndaj të cilit GJKKO zgjati me 6 muaj të tjerë masën e sigurisë arrest në burg. Sipas kryedemokratit vendimi për Metën është marrë me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Dumanit.

“Është një akt politik, kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta. Që dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolerancën absolute atërore ndaj opozitës dhe opozitarizmit”, tha Berisha.

Teksa iu kërkua një koment për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Berisha pohoi se cilido që të jetë në garë përzgjedhja bëhet nga Edi Rama.

Pas

Mësohet data e fillimit të sezonit 2025-26 në Serie A

Para

“Masakër zgjedhore” brenda PD? Rinumërimi në Dibër ndryshon votat preferenciale, jo renditjen

Para
“Masakër zgjedhore” brenda PD? Rinumërimi në Dibër ndryshon votat preferenciale, jo renditjen

“Masakër zgjedhore” brenda PD? Rinumërimi në Dibër ndryshon votat preferenciale, jo renditjen

 



Të Fundit

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

SHBA shtyn bisedimet për zbutjen e tensioneve me Rusinë, Moska: Shpresojmë që pauza të mos zgjasë shumë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.