Nëse mendoni se në kutin postare do të gjeni vetëm fatura, e keni gabim.
15 banorë në qytezën Villarramiel, në veriperëndim të Spanjës kanë gjetur në kutin e tyre postare nga një zarf të mbushur me para.
Edhe pse askujt nuk i ka shkuar ndonjëherë mendja se veç faturave nuk gjen gjë në postë, duket se ka ndodhur çudia.
Zarfet misterioze të cilat mbanin brenda kartmonedha 50 ose 100 dërgoheshin pa asnjë shkrim mbi to. Donatori sa i çuditëshëm aq dhe bujar në disa nga zarfet e tij linte dhe ndonjë mesazh, ama kjo nuk ndodh për të gjithë. Mesazhet ishin për persont “special”. Qyteza me jo më shumë se 800 banorë ka ngelur e habitur nga veprimi i mirë i donatorit.
”Jemi të gjithë të habitur dhe në pritje, pasi nuk e dimë ende se nga vijnë këto para as se kush është dhuruesi i tyre”,- ka shtuar kryebashkiakja e qytezës.
Disa banorë thjeshtë kanë marrë zarfin dhe kanë shijuar paratë, të tjerë e kanë dorzuar atë në polici. Por kishte dhe nga ata që shkonin dhe bënin verifikimin e kartëmonedhave nëse ato ishin të vërteta.
Policia e zonës nuk ka hapur asnjë hetim lidhur me donatorin misterioz dhe burimin e parave sepse gjithçka është komfort ligjeve.
Askush nuk e di nëse dhurimi i zarfave me lekë do të vazhdoj apo jo, megjithse të gjithë e dëshirojnë.
(s.a/faxweb.al)