Tashmë kemi hyrë në fazën më të nxehtë të Botërorit, ku nga nesër do të mësojmë finalisten e parë të Rusi 2018.
Kompanitë më prestigjoze të basteve kanë nxjerrë favoritët për fitimin e këtij botërori, pas ndeshjeve që do të luhen mes Francës dhe Belgjikës, Anglisë dhe Kroacisë.
Edhe pse nuk ka bindur shumë me lojën e saj favoritja e parë është Franca. Sipas basteve Franca duket më e përgatitur për të fituar botërorin.
Favoritja e dytë shikohet Belgjika. Ka emra dhe lojtarë fantastikë në ekip si Hazard, De Bryne, Courtois etj. Mungesa e qartësisë në lojë ka ndikuar në këtë vlerësim.
Anglia shikohet si favorite pas Belgjikës. Në fakt si shumë ekipe as Anglia nuk ka bindur dhe është më dobët seç është menduar, kujtojmë se ka luajtur një ndeshje shumë të dobët kundër Kolumbisë dhe u kualifikua me penallti.
Si favoriti i fundit shikohet Kroacia. Ekipi ballkanas edhe pse me emra si Modric, Rakitic nuk bindin sa duhet për të qenë më lart në rënditjen e favoritëve. Kroacia eleminoi Danimarkën dhe Rusinë nga pika e bardhë e penalltive.
(E.K/FAXWEB.AL)