Enada At’Nikolla prej vitesh tashmë është kthyer në një nga femrat ikonë sa i përket stilit të të veshurit.
Ajo dukej shumë bukur dhe pse me ca kilogramë më tepër duke qenë një ndër të paktat femra shqiptare që e sfidonte në mënyrë të natyrshme peshën duke fituar një lloj tjetër bukurie në linjat e reja, shumë ndryshe nga ajo e dikurshmja.
Mirëpo në disa foto të fundit të publikuar në kopertinën e një reviste stilistja duket që ka humbur shumë në peshë, duke u shfaqur si një modele e vërtetë.
Enada ka treguar që humbja në peshë ka ardhur si pasojë e një kure që ka ndjekur gjatë kohës që ka qenë në Amerikë. “Në Amerikë gjeta zgjidhjen për të realizuar këtë gjë. Kam përdorur një kurë, e cila përdoret edhe nga yjet e Hollivudit dhe nga personazhe që ne i njohim dhe i ndjekim. Kështu m’u hodhën poshtë edhe mitet për shumë personazhe, të cilët janë gjithmonë të dobët (qesh). Nuk ishte e gjitha palestër, apo dietë, por edhe pak mjekësi! Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në trup!”
E megjithatë ajo është ndalur me kaq në rrëfimin e saj, pa dashur të tregojë me përpikmëri dietën që ka ndjekur. Ajo që ne mund të themi pa frikë është që stilistja duket vërtet mjaft bukur me ndryshimin e saj.
(E.K/FAXWEB)