E ardhmja e sulmuesit Rei Manaj mbetet ende e paqartë teksa klubi i Interit nuk ka vendosur ende se ku do ta huazojë për sezonin e ri.
Krahas interesimit të fortë të Karpit në Serinë B, për 20-vjeçarin është futur në garë edhe klubi spanjoll i Real Oviedos.
Real Oviedo është një skuadër e kategorisë së dytë spanjolle e cila në këtë sezon ka plan ambicioz për të siguruar ngjitjen në La Liga.
Ky klub ka si aksioner kryesor njeriun e dytë më të pasur në botë, Karlos Slim, dhe si trajner ka një nga legjendat e Real Madridit, Fernando Hierro.
(E.K/SHUPLAKA)