Një shqiptar i kërkuar nga Interpol është arrestuar nga policia italiane pas një kontrolli rutinë në autostradë. Policia rrugore e Cassinos ndaloi një makinë e cila kishte vetëm shoferin në bord.
Pas kontrollit të dokumenteve, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte një 34-vjeçar shqiptar, mbi të cilin rëndonte një mandat arresti evropian dhe kërkohej për ekstradim nga autoritetet shqiptare.
Pas konfirmimit nga Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë, 34-vjeçari u prangos dhe u dërgua në burgun e Cassinos, në pritje të vendimit të gjykatës së Romës që do të vendosë nëse do të ekstradohet në Shqipëri.
Discussion about this post