Një sherr i nisur nga asgjëja dhe që më pas ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave. Bëhet fjalë për moderatorin e “Pop Culture” në “Top Channel” Kelvi Kadillin dhe ish-folësen e njohur tëTop Albania Radio-s, Gerta Heta.
Ata kanë punuar bashkë tek “IN Tv”, kur Kelvi prezantonte “INtervieë” dhe Heta ishte kryeredaktore.
Por mesa duket, që atëherë s’janë takuar më dhe pas një komenti që Gerta i la në Instagram, Kelvi iu kthye plot sarkazëm duke shkruar se ajo ka thënë se atij i janë ulur pikët që kur ka shkuar në “Top Channel”.
“E kishe yll motrën”, i shkruan Heta. Por Kadilli shkruan gjithashtu se Gerta Heta po përpiqet të kthehet në “Top Channel” dhe këtë dëshirë ia ka shprehur vetë atij.
“Yll është! Më tha që e kishe takuar dhe i kishe thënë që kam humbur shumë pikë që kur kam filluar punë tek “Top Channel”.
Në fakt, kujtoj momentet kur më thoje se sa shumë dëshiroje të riktheheshe në Top dhe më kërkoje numra telefoni. Të paktën unë bëra realitet ëndrrën time dhe më beso, s’kam humbur, mjafton një kërkim në Google! Të uroj më të mirat në jetë, Gerta e Top-it!”, shkruan Kelvi.
Pas kësaj Heta nuk ka kthyer një përgjigje ndërsa të duy komentet janë zhdukur nga profili i Kelvit.
(E.K/FAXWEB)