Një 27-vjeçare është arrestuar nga ana e Policisë së Lezhës, pasi ka dhunuar me sende të forta, dhe ka bërë për spital bashkëjetuesin e saj, 3 vite më të vogël.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht Policia.