Baton Haxhiu ka treguar një histori me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e kishte këshilluar për zgjedhjet e vitit 2005. Gazetari dhe analisti i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” është shprehur se i kishte shkuan në zyrë Berishës dhe i ka sugjegjuar të kërkonte vet votën në bastionet më të vështira.
Gjithashtu, Haxhiu shtoi se doli me Ramën në dark dhe i tha “Miku im nga sot je kryeministër i Shqipërisë”
“Ishte keq, i ishte tharë buza, e donte rikthimin në pushtet. E kishte artikulimin gati të pafuqishëm. Nuk i dilnin fjalët. Thoshte “është e mundur kjo”, unë i thashë: O doktor i ke kaq vota minus, i thashë koncentroje fushatën në Pogradec dhe në Korçë. I thashë shko atje dhe kërko votën. Ia tregova me hartë ku të shkonte. Në vitin 2005 nuk e besonte se do të fitonte. I thashë zgjedhjet i ke të fituara. I thashë mos i prano fitoren në tavolinë të Bashës. Ditën që prenë kurban për fitoren e tij, dola në darkë me Ramën dhe i thashë: Miku im nga sot je kryeministër i Shqipërisë,”-u shpreh Haxhiu.