Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia në Nereto të Italisë. Ka qenë pakujdesia ajo që ka nxjerrë zbuluar të riun shqiptar.
Patrulla policore kishte nisur kontrollet kundër narkotikëve në zonë, ndërsa identifikoi të riun duke i dhënë një zarf një personi tjetër lindur dhe banues në Val Bibrata.
Policia vendosi për ndalimin e tij dhe me anë të qenve antidrogë, kontrolloi banesën e tij, ku kanë zbuluar 25 gram kokainë dhe 19 gram marijuanë të fshehura jashtë banesës në një tenxhere në pjesën e kopshtit.
Gjithashtu në shtëpi i janë gjetur edhe dy peshore, 2790 euro, një tabletë dhe 4 smartfone dhe telefona celularë.
(E.K/Faxweb)
http://www.ilcentro.it/teramo/nereto-sorpreso-a-vendere-cocaina-arrestato-giovane-albanese-1.1765189