Perfundon ne pranga tiransi qe ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit në lokalin në përdorim prej tij.
Policia njofton se ka arrestuar 37 vjeçarin Shpëtim Nazifi, 37 vjeç, banues në Tiranë.
“Arrestimi tij është bërë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Halit Bega”, në lokalin në përdorim prej tij, shërbimet e policisë kanë konstatuar ushtrim kundraligjshëm të lojërave të fatit”- thote policia.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– Një tavolinë pokeri.
– Dy valixhe me fisha lojërsh fati.
– 1 televizor
– 4 njësi kompjuteri
– 6 monitor
– 6 tastiera
– 1 kasë për prerje biletash.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)