Kryatarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas masës me “arrest shtëpie” që vendosi gjykata për ish ministrin Saimir Tahiri. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se rilindasit janë të prashikuaeshëm.
Më tej Kryemadhi shkruan se tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.
E kisha thënë!
Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!
Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.
Një figurë e djegur, që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!
Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.
Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.
Pak ditë me parë kryetarja e Lëvizjes Socialiste u shpreh se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dënohet me arrest shtëpie.
“Tashmë që Rama mbylli të gjitha deal-et e tij me prokurorinë dhe gjykatat, mendon që bërja për disa orë kurban e Sajmir Tahirit, gjë e cila mund të finalizohet me një arrest shtëpie, gjë që do jetë prova më e rëndë që implikon jo vetëm prokurorinë, por edhe gjykatat e shqiptare në implikimin e tyre dhe në angazhimin e tyre për ti shërbyer me devotshmëri krimit të organizuar”- u shpreh Kryemadhi në Opinion.
(M.Q/Faxweb)