Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Një kamion ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys, ndërsa shoferi ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Viktima është identifikuar si Nikolin Gjoni 42 vjeç.
Sipas dëshmitarëve shoferi ndodhej i bllokuar mes derës së kamionit dhe nuk po nxirrej dot pasi është nga përplasja kishte pësuar shtrembërime një pjesë e mirë e kamionit. Më pas ka rezultuar se përpjekjet për ta shpëtuar kanë qenë të kota pasi shoferi kishte humbur jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Gjonin mund t’a ketë zënë gjumi. Siç shihet nga pamjet kamioni është përplasur fort në anë të rrugës dhe ka prishur për disa metra trafikndarësen.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht 3 km para vendit të quajtur Ura e Kukësit.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=JnGh8yknQn8&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=76lZWa8YgFQ&feature=youtu.be