Prokuroria ka dalë në një komunikatë për mediat përsa i takon grabitjes së para tre ditëve në Rinas. Tashmë e konfirmuar edhe nga Prokuroria vlera që transportohej nga dy makinat ishte shumë më shumë se 2 milionë Euro. Të ndara në thasë kanë qenë 3.2 milionë dollar sipas Prokurorisë.
Ajo ka dhëne detaje edhe për grabitësit duke thënë se ata kanë qene 6 ose 7 dhe kanë vepruar në grup. Ajo ka thënë se për vjedhjen janë përdorur dy makinat të cilat u dogjën dhe më pas grabitësit janë larguar me një tjetër mjet.
Hetimet vijojnë deri në zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe pse duhet thënë se do të jetë e vështirë pasi grupi ka punuar në mënyrë të mirëorganizuar. (E.K/SHUPLAKA)