06:15 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E konsumoni orar pa orar? Flasin studiuesit: Kjo është koha më e mirë për të pirë kafen

18:34 | 26/05/2021
në Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
E konsumoni orar pa orar? Flasin studiuesit: Kjo është koha më e mirë për të pirë kafen

Kafja mund të jetë mbështetja e çdokujt për të qëndruar vigjilent dhe produktivë gjatë ditës. Stimulon sistemin nervor të trupit dhe na ndihmon të përqëndrohemi më mirë. Sigurisht që ka edhe disa dobësi.

Ata që konsumojnë shumë kafeinë mund të përjetojnë efekte anësore, duke përfshirë rrjedhën e mendimit dhe të folurit, dridhjet e muskujve, të përzierat, ankthin dhe pagjumësinë. Ndjenja e gatishmërisë pas një filxhani kafe mund të zgjasë deri në gjashtë orë, mesatarisht. Kjo është arsyeja pse koha kur e konsumojmë ka rëndësi gjithashtu.
Pra, kur është koha më e mirë e ditës për të pirë kafe nëse doni nxitje sa më të mirë në punë?

Ja çfarë thonë studiuesit dhe dietologët: Koha ideale mund të ndikohet nga mosha juaj

Për të rinjtë, një kafe në mëngjes mund të ndihmojë në rritjen e performancës. Një studim i botuar në 2016, përfshiu studentë që ishin pirës të rregullt të kafesë. Studiuesit i testuan dhe zbuluan se ata që konsmuan kafe në orën gjashtë të mëngjesit para provimit, patën një përformancë më të përmirësuar se ata që e kosnumuan kafen në orën dy të drekës.

Por nuk mund t’i fshijmë vlerat e kafes gjatë drekës, sidomos për të moshuarit, të cilët kanë një tendencë të të përjetojnë një rënie të performancës së kujtesës nga mëngjesi në pasdite. Gjithashtu konsumimi i kafes varet edhe nga funksionimi biologjik i trupit tuaj. Kafeina hyn në fuqi menjëherë pas konsumimit, prandaj keni parasysh se duhet të jeni pothuajse “zgjuar” para se të pini një filxhan.

“Ajo që po mësojmë është se çdo qelizë e trupit tonë ka orën e vet biologjike. Nëse përdorni kafeinë … për të zgjuar trurin tuaj, nuk do të thotë që pjesa tjetër e trupit është në të njëjtën zonë kohore. Mund të keni një performancë të mirë, por mund të ndiheni të plogësht ”, tha Zhaoping Li, një profesor i mjekësisë dhe shefi i divizionit të ushqyerjes klinike në Universitetin e Kalifornisë.

Li tha se nuk ka hulumtime përfundimtare nëse një kafe në mëngjes apo pasdite është më e mira. “Ne përpiqemi t’i trajtojmë të gjithë njësoj në një kuptim, por nuk është kështu,” tha ai, duke vënë në dukje se mosha, etnia dhe kultura mund të ndikojnë të gjitha në cilën kohë të ditës është më e mira që ju të pini kafe për performancën gjatë punës.

Li sugjeron të pini kafe në orë të ndryshme të ditës së punës dhe të shihni se si ndiheni.

“Njerëzit që janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës duhet ta konsumojnë mëngjes, për të parandaluar shqetësime të gjumit, ankth, rrahje të shpejta të zemrës dhe simptoma të tjera të tepërt të kafeinës.”

(E.H/Faxweb.al)

Pas

“Procesi i Vetingut po zvarritet”, flet ish-Prokurori Muçi: Interesi ka rënë, nuk ka qenë qëllimi i vërtetë pastrimi i sistemit

Para

Vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos, publikohen për herë të parë fotot e shenjave të çuditshme të gjetura në trupin e saj

Para
Vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos, publikohen për herë të parë fotot e shenjave të çuditshme të gjetura në trupin e saj

Vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos, publikohen për herë të parë fotot e shenjave të çuditshme të gjetura në trupin e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.