Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi, i ka dalë në mbrojtje portieri të Lazios, Thomas Strakoshës, pas vërejtjeve që ai ka marrë pas ndeshjes me Interin, edhe nga Inzaghi.
Tekniku italian duke folur për formën e Strakoshës, ka thënë se portieri ka nevojë për më shumë eksperiencë, dhe se portieri është përmirësuar shumë sidomos në lojën me këmbë.
“Mendoj se Thomas Strakosha gjatë sezonit të kaluar tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha, është një portier i madh, por ende i ri”, tha De Biasi.
“E kam parë që është përmirësuar shumë në lojën me këmbë, por, gjithsesi, ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe të fitojë më shumë eksperiencë”, përfundoi ai.
Kujtojmë që Strakosha ka qenë pjesë e kritikave pas humbjes së Lazios në “Olimpico” me rezultatin 3-0.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post