09:43 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E kritikoi për homoseksualët, Shehu i përgjigjet Lu-së: Sot jam shokuar, kjo është…

13:25 | 06/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E kritikoi për homoseksualët, Shehu i përgjigjet Lu-së: Sot jam shokuar, kjo është…

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit Donald Lu. Gjatë paradites së sotme Lu e paralajmëroi deputetin demokrat që të kishte kujdes me deklaratat e tij për komunitetin LGBT.

Në përgjigjen e tij Shehu shkruan se secili ka të drejtat e tij për të pasur bindjet personale, dhe se sot ndihet i shokuar. Deputeti shkruan më tej se vendi ka shumë më shumë çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur se të drejtat e komunitetit LGBT.

Lu në deklaratën e tij ka përmendur sot Tritan Shehun, Ylli Manjanin dhe deputeten Orjola Pampuri, që sipas tij duhet të kishin kujdes me deklaratat e tyre për homoseksualët.

Shehu thotë se mbrojtja e familjes është e shenjtë, dhe se principet duhet të ruhen.

Reagimi i Tritan Shehut:

Deklarate jo e pershtatshme e Ambasadorit Lu, ndaj bindjeve te mija personale per homoseksualizmin, ne nje konference te “pilotuar”:
Une si deputet i Kuvendit, si perfaqesues i Qendres se Djathte dhe i elektoratit te Qarkut te Gjirokastres kam te drejten time te shpreh edhe bindjet e principet e mia personale per te tilla ceshtje, kuptohet brenda ligjeve te vendit tim. 
Sic une i respektoj bindjet e te tjereve, kerkoj nga kushdo te respektoje edhe te mijat, kjo eshte demokracia; sot jam shokuar!
Eshte vetem elektorati im, ai qe mund te me gjykoje per ato.
Prandaj duke marre shkas nga prononcimi Juaj Z.Ambasador i emrit tim, referimi qe i bete elektoratit te Qarkut te Gjrikastres per ceshtje thejsht bindjesh, dua ta riskjaroj ate popullesi fisnike se une jam kunder cdo forme diskriminimi si mjek, si Profesor, si deputet e ne radhe te pare si Njeri, gje qe me ka shtyre te jem edhe nje nga promotoret e Ligjit Kunder Diskriminimit.
Po keshtu per mua ka ca principe te Shenjta, nje nga keto eshte mbrojtja e familjes e perbere nga burri, gruaja e me shprese me tej femijet, si themel i ekzistences njerezore e e vlerave me sublime te shoqerise.
Nga ana tjeter gjykoj se rritja e nje femije te adoptuar nuk mund t’i besohet cifteve gay.
Keto jane parimet qe une kam mbrojtur pa diskriminuar kerkend, qe jane te sanksionuara ne legjislacionin shqiptar dhe qe mbizoterojne ne elektoratin tim.
Nqs dikush dyshon per kete, mund ta testoje ate ne cdo rast; jam gati ta ndihmoj.
Nga sa di une edhe ne shumicen dermuese te ShBA-se dominojne te tilla principe e ligje.
Ndersa ne lidhje me gjuhen e rende te perdorur ndaj kolegeve deputete nga deputetja Hysi, si dhe per devijimin e asaj konference prej ceshtjeve te diskriminimit, tek propaganda per martesat gay, do te diskutoj ne Kuvend.
Isha i detyruar te beje kete sqarim, megjithese tashme Shqiperia ka ceshtje shume me te rendesishme per te zgjidhur se keto.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: shehutritan shehu
Pas

“Do ndërtoni kulla?”, 10-vjeçarja Ema letër Veliajt: Kjo është çmenduri, ne s’do ta shohim dot kurrë diellin e bukur

Para

Landi i “West Side Family” hedh thumbin, së shpejti baba

Para
Landi i “West Side Family” hedh thumbin, së shpejti baba

Landi i “West Side Family” hedh thumbin, së shpejti baba

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohen për shpërndarje të ideologjisë për organizata terroriste në rrjetet sociale, dy të arrestuar në Kosovë

Gjermania “blindon” krahun lindor të NATO-s, afro 5000 trupa dislokohen në Lituani

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, reagon Netanyahu

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë! Letër në PE: Sanksionet e mëparshme nuk kanë sjellë rezultate

Tare – Milan, takimi vendimtar të hënën! Kohëzgjatja e kontratës dhe paga, të gjitha detajet

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Tërmeti në Kretë, shënohen disa pasgoditje! Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

Foto/ Festivali i Filmit në Kanë, pamjet surprizuese dhe që thyejnë rregullat

“Çlironi Palestinën”/ Dy punonjës të ambasadës izraelite qëllohen për vdekje në Uashington

Doli në dosjen ‘Ura’, vëllai i truprojës së Berishës ishte një ndër furnizuesit e drogës nga Shqipëria drejt Italisë! Bashkëpunonte me Gerti Aliun, përgjimet që e nxorën zbuluar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.