Shpesh herë prindërit,sidomos ata që janë personazhe të njohur publikë, kritikohen kur puthin fëmijët e tyre në buzë dhe e njejta gjë i ndodhi Robert Berishës. Pasditen e së dielës, ai postoi një foto duke puthur vajzën 3-vjeçare Renee për të cilën e kishte marrë malli, ndërsa shkroi: “Gjithçkaja ime”.
Menjëherë nisën kritikat ndaj kësaj fotoje, por Roberti ka reaguar menjëherë, duke thënë se e merr shumë malli për Renee. I kontaktuar nga “Class”, këngëtari dha shpjegimin e tij për këtë situatë:
“Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva fare, po kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të”!
Sa u përket paragjykimeve Roberti dha një mesazh për të gjithë portalet që shkruan për të:
“Portalet puthin edhe vajzat e të tjerëve dhe nuk ju duket e çuditshme. Por, kur shohin fytyra publike që bëjnë një gjest të tillë, atëherë bëjnë një shkrim që të përfitojnë nga klikimet. Gjithsesi, janë shumë të mirë. Unë i dua fort”, e mbyll ai komentin e tij.