Në një intervistë për “Prive”, këngëtari Robert Berisha foli për pushimet e komentuara gjatë me Norën dhe Renee-n, ndërsa preku edhe temën e këngës së tij të fundit të titulluar “Dashnores”.
E teksa fliste në lidhje me dashnoret Robert Berisha pretendonte se është mëse normale që çdo mashkull (i martuar) të ketë dashnore, madje gruaja s’duhet të bëjë zë për këtë.
Madje, ai mendonte se mundësisht gruaja s’duhet të ndihet fare, edhe nëse partneri i saj ka dashnore, nëse ai i siguron asaj gjithë të mirat.
Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore?
Hiç, sa më pak fjalë, rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush. Ky ishte mesazh për gratë.”- tha Roberti gjatë intervistët së tij.
Pas kësaj deklarate në rrjete sociale pati reagime të shumta e njërit prej tyre Roberti ka vendosur t’i kthejë përgjigje.
“Përshëndetje! Duket që ke lexuar libra shumë (i drejtohet vajzës që e kritikoi për deklaratën), por fatkeqësisht nuk e ke kuptuar mesazhin për të gjitha nënat dhe gratë shqiptare. Le t’i hapin sytë e le të zgjohen nga gjumi…nuk ka shaka me këto tema. Do ishte humor i zi nëse dikush bën shaka për nënat që 99% e kanë këtë problem në shtëpi, Kosovë e Shqipëri ku normal është prezente skamja. 90% popull fukara. Normal që burrat që i thonë vetes burrë i kanë nga 3-4 dashnore e gratë rrinë në shtëpi e rrisin fëmijët dhe në fund zgjohen nga gjumi e ju bëjnë kafen e mëngjesit. Bravo për të gjitha ato që heshtin dhe durojnë”shkroi Roberti në postimin e tij.