15:54 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E la kazanin, tani Rama bën sikur nuk njeh mediat: Kush mo kush?! Fox News?

18:30 | 12/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E la kazanin, tani Rama bën sikur nuk njeh mediat: Kush mo kush?! Fox News?

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga shpura e tij kanë vendosur  që këtë fundjavë të mblidhen në Lezhë.

Para nisjes së mbledhjes së qeverisë, Rama doli në një konferencë për mediat ku foli me gazetarët lidhur me investimet në këtë qark.

Ajo që ra në sy gjatë kësaj konference ishte sjellja e Ramës me gazetarët.

Kryeministri dy herë brenda konferencës bëri të “paditurin” për dy televizione në vend. Herën e parë i tha gazetarit të “Ora News” nëse bëhej fjalë për televizionin “Vora News”. Ndërsa në pyetjen e dytë Rama bëri ironi me gazetarin e Fax News në Lezhë, Martin Markun.

*Replika e Ramës me gazetarin e Fax News:

Gazetari: Përshëndetje zoti Kryeministër, unë jam Martin Marku, gazetari i Fax News.

Rama: I kujt? Fox News?

Gazetari: Fax News. Është televizioni më i ri që është hapur.

Rama: Fax News…aha … Nejse s’ka rëndësi. Suksese!

Gazetari: Është folur për shëndetësi falas ndërkohë në Lezhë ka disa spitale dhe materniteti i Lezhës që vuajnë prej infrastrukturës. Çfarë do të bëhet konkretisht?

Rama: Do të vazhdojmë të bëjmë më shumë dhe është e njëjta gjë me memorialin. Jemi më mirë seç ishim. Do bëjmë më shumë.

****

Kryeministri jashtë Tiranës duket se e lë pas dore termin “kazan” duke u përpjekur të ironizojë mediat për t’i kufizuar ndikimin e tyre qoftë dhe lokalisht.

Kryeministri e di shumë mirë që në Shqipëri nuk ka “Fox News”.

Ai është një ndër ndjekësit më të rregulltë të televizioneve dhe platformave të komunikimit, pasi ka hapur dhe vetë një televizion online, por në përpjekje për t’iu shmangur pyetjeve të gazetarëve dhe për të intimiduar mediat krijon situata si kjo e sotmja.

(F.G/Faxweb)

Pas

Grupi i Task Forcës i shkon për kontroll, kavajsi i qëllon me armë

Para

Festat e fundvitit, Ardit Gjebreas i del situata nga kontrolli,  ja sa kilogramë ka shtuar

Para
Festat e fundvitit, Ardit Gjebreas i del situata nga kontrolli,  ja sa kilogramë ka shtuar

Festat e fundvitit, Ardit Gjebreas i del situata nga kontrolli,  ja sa kilogramë ka shtuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dërgohet për gjykim dosja ndaj 6 policëve në Elbasan, akuzohen për korrupsion

“Putini po luan”, Zelensky: Nëse bisedimet e Stambollit nuk sjellin asgjë, Rusia…

PD e PS përplasen për 11 majin/ Tabaku: S’ishin zgjedhje europiane! Balla: Brenda qershorit hapen të gjithë kapitujt, po bllokoni integrimin

Trump me teori shokuese konspiracioni: Ai nuk është Biden, por një klon-robot!

Investimet në arsim, shkolla ‘Fadil Gurmani’ në Elbasan po i nënshtrohet transformimit, Rama: Në shtator, 350 nxënës do ulen në klasa moderne!

PD kërkesë KQZ: Mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, duam hetim urgjent

Subvencionet në bujqësi/ Mbyllet procesi i aplikimeve, në Korçë më shumë interes për skemën e naftës

Mbi 700 persona besohet se kanë vdekur në përmbytjet shkatërruese në Nigeri

Polonia orientohet djathtas, euroskeptiku Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale

Elbasan/ Gjashtë efektivë policie nisin gjyqin për korrupsion dhe shpërdorim detyre: Nuk vendosnin gjoba edhe pse konstatonin shkelje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.