Pretendimet e një 15-vjeçare në fshatin Velçan të Pogradecit se ishte përdhunuar dhe kishte mbetur shtatzënë nga fqinji i tij janë vërtetuar.
Analizat e AND-së së foshnjes së saj treguan se babai ishte fqinji i saj 55-vjeçar. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe familja e vajzës, ndërsa nëna shprehet se njerëzit e tij iu shkojnë shumë shpesh në banesë, me pretendimin për t’i falur.
‘’Përgjigjet e analizave i mësuam dje. Njeëzit e Ligorit na vijnë shpesh në shtëpi. Kërkojnë të na japin lekë që ti falim. Ndihemi të kërcënuar. Nëse i ndodh gjë familjes time do vendos vetë drejtesinë mbi atë njeri”, është shprehur nëna e vajzës së mitur.
Ndërkohë vetë 15 vjecarja është shprehur: Fëmijën e çova në jetimore. Une atë njeri nuk e fal. Jam shumë në ankth dhe kam frikë mos më vrasin. Nuk shkoj as në shkollë nga frika. Nuk dua të më vijnë më njerëzit e tij në shtëpi dhe të më ofrojnë lek për ta falur.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post