Shënohet një viktimë nga Covid-19 në qytetin e Përmetit. Sot në mëngjes ka ndërruar jetë Anika Komino 60-vjeçare e cila ishte konstatuar me virusit e rrezikshëm vetëm një ditë më parë në kryeqytet teksa u soll me urgjencë pas rëndimit të gjendjes.
Mësohet se 60-vjeçarja qendronte e izoluar në banesë prej 4 ditësh me simptoma të qarta të koronavirusit, por që nuk kishte bërë tampon, raporton Fax Web.
Të afërmit e saj sapo e vunë re rëndimin e gjendjes, e kanë nisur me autoambulancë drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.