Ngjarja e rëndë e ndodhur me datë 24 shkurt të këtij viti në Fierzë ku një elektriçist ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike (Lexo këtu), është komentuar edhe nga ish-krzeministri Sali Berrisha.
Berisha deklaron se policia për të larë daurt me me vrasjen shtetërore dhe lënien e trupit të Prend Cecas për 5 orë në shtyllë, sipas tij mashtruan opinionin se kishte shkuar vetë dhe nuk e kishte dërguar njeri për riparim.
Sipas Berishës, “34-vjeçari u vra për së dyti nga zyrtarët kriminel me qëndrimet e tyre”
Statusi i plotë:
Prendi ra ne krye te detyres!
Miq, dy dite me pare ra ne krye te detyres elektriçisti 34 vjeçar, Prend Ceca. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per Prendin dhe ngushellimet me te ndjera familjes se tij te nderuar.
Por gjthashtu theksoj se vdekja e Prendit ne krye te detyres eshte nje vrasje e mirefillte shteterore (natyrisht mendoj se pa dashje) dhe ajo vetem si e tille duhet te trajtohet.
Miq, aq sa tragjike ishte vdekja e tij po aq kriminale eshte qendrimi i narkoautoriteteve ndaj saj.
Per te lare duart me vrasjen shteterore dhe lenien e Prendit te vdekur ne shtylle per ore te tera, narkozyrtaret mashtruan opinionin se ai kishte shkuar vet dhe nuk e kishte derguar njeri per riparimin e defektit. Keta zyrtare kriminele me qendrimet e tyre po e vrasin per se dyti 34 vjeçarin qe ra per te siguruar energji komunitetit dhe qe nje dore e zeze i leshoi rrymen nderkohe qe ai punonte dhe i mori jeten.
Narkoshteti eshte konglomerate horrash, trafikantesh, kriminelesh te cilet duhen fshire sa me pare nga faqja e dheut. sb
Kujtojmë se elektriçisti Prend Ceca 34-vjeç, i cili kishte hipur në një shtyllë duke riparuar një defekt ra në kontakt me rrymën elektrike ku edhe humbi jetën.
Nërkohë që pas kësaj ngjarjeje të rëndë, trupi i pajetë i tij u la në shtyllë për rreth 5 orë kur familjarët e tij bën denoncimin për mos dhënien e ndihmës nga ana e Policisë dhe OSHE (Lexo këtu) .
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post