Media italiane ka publikuar pamjet e një shqiptari i cili thyen xhamin e kazinos. Ngjarja ka ndodhur në në Cefalù ku 37-vjeçarë shqiptarë ka shkuar rreth mesnatës duke marrë hak ndaj pronarit të kazinosë, përse ky i fundit e kishte mbyllur lokalin.
Hetimet çuan në identifikimin e autorit dhe ndaj tij ka nisur për procedim penal në gjendje të lirë. Në banesën e tij u gjet edhe çekiç me të cilin theu xhamat.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij ku kanë gjetur çekiçin si dhe veshjen e përdorur gjatë asaj nate, ndërsa sot ka publikuar edhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë. (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post