02:18 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E larguan nga kryesia e PD-së, flet për herë të parë Malltezi: Qejfmbetjet dhe inatet…

13:11 | 25/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E larguan nga kryesia e PD-së, flet për herë të parë Malltezi: Qejfmbetjet dhe inatet…

Jamarbër Malltezi është një nga 24 figurat e larguara nga kryesia e PD-së pas ndyshimeve të bëra në statut.

Qëndrimi i tij ndaj Lulzim Bashës jo pak herë ka qënë i kundërt,e megjithatë Malltezin nuk e shqetëson largimi nga Kryesia. Ky largim bëhet për shkak të ndryshimeve në statut, ku krerët e departamenteve nuk do të jetë më pjesë e kryesisë.

Lidhur me statutin e ri të PD-së, miratuar tashmë paraprakisht në Këshillin Kombëtar të 20 prillit, Malltezi u shpreh për ‘’Standard” se kishte një përpjekje për gjetjen e një emëruesi të përbashkët të grupit të punës.

Malltezi shprehet më tej dhe për zërat dhe mendimet ndryshe, teksa thotë se secili duhet të lëshojë pak nga vetja.

Pjesë nga Intervista:

Le të ndalemi tek neni 52 i statutit të ri, ku krahasuar me nenin 39 të statutit aktual, nuk perfshihen në kryesinë e PD krerët e departamenteve, si dhe do të ketë një numër anëtarësh më të ulët, që ka afrësi me Statutin e 2005. A është ky një rikthim në atë që quhet edhe “PD tradicionale”? Cili është qëndrimi juaj për këtë nen?

Ka argumente për secilin variant. Nuk përbën ndonjë dallim të madh pasi siç e theksova më lart nuk është statuti që na çoi në humbje. Më e rëndësishmja është që PD të mbledhë forumet dhe të funksionojë çdo ditë me ritëm ndërsa të tjerat nuk janë aq thelbësore.

Po propozimi i kritikëve për kufizim të mandatit të kryetarit, ç’mund të thoni për të?

Pati një diskutim për këtë pikë me argumente pro dhe kundër. Nuk jam jurist dhe as anëtar i grupit të punës për statutin, ndaj nuk mund të them argumente juridike për këtë temë, por një argument që qëndron ishte se një nen i tillë mund të çojë që grupe brenda PD të punojnë kundër veç për të hequr njërin apo tjetrin kryetar. Kjo do ishte kundraproduktive dhe kundërshtari mund t’a përdorë për të blerë veç për të sabotuar.

Çfarë mendoni se duhet të bëjnë faktorët në PD?

Duhet që secili prej nesh të shohë përpara. Historia nuk mund të kthehet pas. Qefmbetjet dhe inatet nuk na çojnë përpara. Përballë kemi krimin e organizuar, drogën dhe korrupsionin dhe nuk mund të përballemi nëse përçahemi. Duhet të jemi të gjithë bashkë për t’u përballur me këtë të keqe që ka zënë vendin. Duhet që secili të falë diçka nga vetja për hir të ecjes përpara, bashkimit dhe përballjes me krimin në pushtet. (E.K/FAXWEB.AL) 

Etiketa: Bashalulzim bashamalltezi
Pas

“Serbia faktor kyç, prioritet i BE-së”, Kryeministri belg ‘përkëdhel’ Vuçiç, në Tiranë as mish as peshk

Para

“Injorantë”, “helm”, “sharlatanë”/ Sharjet e Edi Ramës ndaj gazetarëve jehonë në…

Para
Televizionet bojkotojnë Edi Ramën dhe Saimir Tahirin, zbulohet pse

“Injorantë”, “helm”, “sharlatanë”/ Sharjet e Edi Ramës ndaj gazetarëve jehonë në...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.